“Fiks-Fare”: Aferat në Gjykatën e Lartë

Postuar në 28 Nëntor, 2013 14:39

Edhe sot, “Fiks-Fare” trajtoi korrupsionin që ka mbuluar insitucionet e ligjit. Pas edicionit qëndror të lajmeve, emisioni investigativ tregoi se si funksionon më së miri struktura e sekserëve dhe avokatëve që flasin dhe marrin para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kamerat e “Fiks-Fare” sollën fakte për lirimin e një të arrestuari tjetër të ngjarjes në Fushë Arrëz. Avokatët dhe sekserët kërkuan para për lirimin e të arrestuarit në emër të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Në pjesën e parë të videos së shfaqur ditën e enjte, tregohen me emër avokatët sekserë, duke kërkuara para për gjykatësit e Gjykatës së Lartë. “Kryetari i trupit gjykues kërkon 2 mijë euro, ndërsa të tjerët nga një mijë, në total 6 mijë euro ose nuk e marrin përsipër. Ata kanë marrë përsipër ta lirojnë”, duket qartë duke thënë njëri prej sekserëve në kamera.

“Fiks-Fare”, në ditën e tretë të denoncimeve të korrupsioneve në drejtësi, gjithashtu është në gjendje të konfirmojë me zë dhe figurë se paratë u paguan, se cilët janë sekserët dhe se ku premtuan ata që do të çonin paratë.

Në dy ditët e para, kamerat tona demaskuan korrupsionin që kishte ngulur rrënjë në organet e drejtësisë në Pukë.

Në një çështje të dytë të dokumentuar nga kamerat e “Fiks-Fare”, përsëri në Gjykatën e Pukës ashtu si në dy ditët e para, shfaqen imazhet e negociatave për rryshfetin dhe për dorëzimin e parave për lirimin e një të pandehuri.

Çështja, e drejtuar nga gjykatësi Shtjefën Lleshi përfundon me ndryshimin e masës së arrestit, nga arrest me burg në detyrim paraqitje dhe me urdhërin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit pas dorëzimit të shumës së parave.

Tashmë, i takon Prokurorisë së Përgjithshme të zbulojë të gjithë lidhjet e aferave të denoncuara në ekranin e “Top-Channel” dhe te nise procedimin penal per pergjegjesit.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.