Raporti ‘Olldashi’: Çfarë shkruhet për gjurmët e gjakut në krahun e pasagjerit

Postuar në 28 Nëntor, 2013 14:45

Në fotot e brendshme të makinës me të cilën u aksidentua deputeti Olldashi, disa foto tregojnë gjurmë gjaku dhe fije flokësh në pjesën e sipërme të kolltukut në krahun e pasagjerit. Edhe airbegu i sipërm i krahut të pasagjerit është i hapur.

Ekspertët e shpjegojnë këtë fakt me faktin se kjo ka ndodhur pasi “trupi i Olldashit në çastet e përmbysjes ka bërë lëvizje të njëtrajtshme me makinën që po përmbysej”, por në raport nuk është e detajuar se si ka ndodhur konkretisht kjo zhvendosje e trupit nga krahu i shoferit në anën e pasagjerit në këto momente kritike të batimit të mjetit.

Siç edhe theksohet në raport makina e Olldashit ka rënë nga vetëm 1 metër lartësi në fund të rrëpirës rreth 9 metra e gjysëm dhe ka kryer vetëm një batim-rrokullisje. Makina ka dalë nga rruga me 45 km në orë dhe ka ecur normal përgjatë rrëpirës, në fund të së cilës është përmbysur. Dinamika e aksidentit, shpejtësia e ulët, mungesa e rrotullimeve, rënia nga lartësi minimale, të përshkruara në raport nuk justifikojnë lëvizje të forta të trupit.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.