Shqipëria anëtare e Europol, Tahiri: Arritje historike

TIRANE- Prej datës 9 dhjetor Shqipëria do të jetë anëtare e Europol. Marrëveshjen e cila do të nënshkruhet nga Saimir Tahiri me Zyrën e Europol në Hagë, është cilësuar nga ministri i Brendshëm, historike.
“Eshte marreveshje historike qe njeh arritjet e Policise se Shtetit deri sot, por mbi te gjitha, qe nxit e mbeshtet reformat ne vazhdim por dhe rezultatet e arritura gjate kesaj kohe ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Policia e Shtetit “integrohet” ne Europol, ku anetare jane te gjithe Policite e vendeve anetare te Bashkimit Evropian.”- shkruan në Facebook, ministri Tahiri.
Sips ministrit Tahiri, ky eshte momenti per çdo punonjes te Policise se Shtetit, per te qene me krenare por edhe me te vetedijshem per sfidat e te ardhmes, duke shtuar se, marrëveshja është një tjetër gur themeli ne perpjekjet e qeverisë për një Polici moderne, demokratike, transparente, efiçente dhe efektive ne luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mbledhjen e fundit të Keshillit te Ministrave te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te BE, u autorizua Zyra e Europol te nënshkruaj, Marreveshjen per Bashkepunimin Strategjik dhe Operacional me Policinë e Shtetit.
PANORAMA
Add new comment