Dy shqiptarë dhe një polic grek vriten në kufi

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 03:53

Dy shqiptarë dhe një efektiv i policisë greke mbetën të vrarë të dielën, gjatë një përleshje me armë zjarri të ndodhur në kufirin shqiptaro-grek. 

Lajmi u raportua gjatë mëngjesit gjerësisht prej mediave greke, të cilat iu referuan një komunikate të policisë së Selanikut.

Shtetasit shqiptare jane identifikuar si vellezerit Melsi dhe Klevis Çollaku, nga fshati Shuec i Korces, ndersa polici grek ishte 43-vjeçar, baba i nje vajze 12-vjeçare.

Të fshehur në një stallë të braktisur të fshatit kufitar te quajtur Vrontero, prane Follorines, shqiptarët nuk iu bindën urdhërit për t’u dorëzuar e njëri prej tyre qëlloi për vdekje me një pushkë një prej policëve.

Dy efektivët e tjerë u kundërpërgjigjën duke qëlluar me armët e tyre të shërbimit mbi shqiptarët, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Sipas mediave greke, dyshohet se viktimat ishin trafikantë droge.

Vellezerit ishin larguar nga shtepia gjate se shtunes dhe te afermit nuk dinin gje per vendndodhjen e tyre, deri ne mesimin e ketij lajmit tragjik.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.