Berisha nuk mbron Arben Imamin, por akuzon Ramën si të korruptuar

Ish- kryeministri Sali Berisha nuk e ka komentuar padinë e ngritur për korrupsion ndaj Arben Imamit, por në vend të kësaj, ka postuar në Facebook një status ku thotë se Edi Rama është i korruptuar.
“Të dashur miq, dje në konferencën e tretë në tre muaj për luftën kundër korrupsionit, fushë në të cilën njëlloj si në ekonomi, dhe luftën kundër krimit të organizuar qeveria Rama- Meta janë pa program, ndodhi ajo që pritej. Edi Ramës i ngeci fjalimi në fyt dhe për t’u shfajësuar iu deklaroi të pranishmëve se “ja ku e kam fjalimin të shkruar, por nuk po e lexoj”.
Në fakt nuk mund të lexonte sepse gjate kohës që qëndronte në panel e mbyten kujtimet korruptive.
Ramës së trishtuar i erdhën në mendje: vila e Dajtit dhe pallati 5 katësh i bashkëshortes, ndërtuar pa i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime, ju kujtuan reklamat e qytetit që ju dhanë të tëra Koços pa tender, rrugët e qytetit që Koço i katranosi si ai, ju kujtuan spotet e Bashkisë që i shpërndante vetëm tek TCH; Vizion+ dhe televizionet e tij, ju kujtuan gjobat 20%, për të cilat është akuzuar direkt nga biznesmenët e Tiranës, dhënia e 80% e lejeve të ndërtimit të bashkisë Shkrelit dhe Eftimit të tij.
Fjalimi i ngeci në fyt Edi Ramës sepse nëna dhe babai i Tahirit janë kapur me kontrabandë dhe evazion fiskal, sepse Cani i tij famoz për vjedhjen e thesarit dhe deklaratën e tij se Banka nuk ka pasur flori, ju kujtuan Ahmeti i tij që vodhi me kompaninë e tij Hermes 10 milionë dollarë Albtelekomit, Beqja i tij që humbi mandatin për abuzim me Frankon (baxhanakun e Ramës) me tenderat e Bashkisë. Gjiknuri i tij, që është me vëlla të skeduar për falsifikim dokumentesh,” shkruan Berisha në FB.
Tema
Add new comment