Zonja e Parë, Odeta Nishani, jep dorëheqjen nga Ministria e Turizmit

Postuar në 10 Dhjetor, 2013 16:05

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës, jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së Tregut dhe Statistikave të Turizmit në Ministrinë e Turizmit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zonja Nishani në faqen e saj në Facebook.

Këtë vendim ajo shprehet se e ka marrë duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme atmosferën e krijuar në institucionin ku punon. “Duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme këtë atmosferë, me keqardhje largohem nëpërmjet dorëheqjes së parevokueshme nga Ministria”, shprehet Odeta Nishani, e cila pas ndarjes së MKTRS tashmë ndodhet në varësi të ministres Eglantina Gjermeni.

Fillimisht ajo argumenton situatën dhe atmosferën, sipas këndvështrimit të saj, që është krijuar në Ministrinë e Kulturës. “Arroganca dhe tensionimi artificial bazohen në kërkesa, të cilat dëshmojnë mungesë vizionesh, mosnjohje të realitetit dhe të punës së bërë deri tani. Presioni psikologjik, trysnia e vazhdueshme, pretendime absurde, shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë po përdoren në menyrë që njerëzit të vetëlargohen nga puna, e shoqëruar kjo edhe me prishje kontratash, duke përfituar nga statusi i ri i ministrisë pas ndarjes së MTKRS-së (Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve)”, shkruan Zonja e Parë.

Sipas saj, thënë thjesht, etika është baza e komunikimit në administratë, në shoqëri, në shkollë e kudo në sferat e jetës. Kur ky parim cënohet, komunikimi gjymtohet ose bëhet i pamundur.

Më poshtë postimi i plotë në “Facebook” i Odeta Nishanit:

E thënë thjeshtë, etika është baza e komunikimit në administratë, në shoqëri, në shkollë e kudo në sferat e jetës. Kur ky parim cënohet, komunikimi gjymtohet ose bëhet i pamundur.
Natyra e administratës publike karakterizohet nga hierarkia, e cila sipas rangut menaxhon të menduarit dhe të vepruarit në shërbim të taksapaguesve dhe të vetë shtetit, por gjithshka duhet të funksionojë në një kuader etik.
Arroganca dhe tensionimi artificial bazohen në kërkesa, të cilat dëshmojnë mungesë vizionesh, mosnjohje të realitetit dhe të punës së bërë deri tani. Presioni psikologjik, trysnia e vazhdueshme, pretendime absurde, shkrirja e strukturave ekzistuese dhe krijimi i strukturave të reja, të mbivendosura me institucionet e varësisë po përdoren në mënyrë që njerëzit të vetëlargohen nga puna, e shoqëruar kjo edhe me prishje kontratash, duke përfituar nga statusi i ri i ministrisë pas ndarjes së MTKRS-së (Ministrisë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve).
Duke e gjykuar fyese dhe të papranueshme këtë atmosferë, me keqardhje largohem nëpërmjet dorëheqjes së parevokueshme nga Ministria.
Gjej rast të falenderoj përzemërsisht të gjithë bashkëpunëtorët e mi në këto vite për profesionalizmin, përkushtimin, ndershmërinë dhe rezultatet e arritura, të cilat sfidojnë çdo nihilist dhe nihilizëm qëllimor.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.