Gati arresti për gjykatësin e Pukës

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 04:22

KLD vendosi, në mbledhjen e sotme, të autorizojë Gjykatën e Tiranës që të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, për vendosjen e masës së sigurimit personal për gjykatësin Shtjefën Lleshi, duke paralajmëruar një arrestim të mundshëm të gjykatësit të përfshirë në aferën e denoncuar nga “Fiks Fare”. Ndërkohë, Gjykata penale e Tiranës la në fuqi masat e arrestit, të dhëna në fundjavë, lidhur me skandalin e Prokurorisë dhe Gjykatës në Pukë.

Përpara gjykatës dolën ish-prokurori Pëllumb Premçi, sekretarja e gjykatës Liljana Shkjau, kancelarja Meliha Kuka, dy avokatët Fran Dashi dhe Feriz Xhurxhi, si dhe sekseri Dëfrim Prençi.

Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash, që nga korrupsioni pasiv, ushtrim i paligjshëm i personave që ushtrojnë funksione publike, mashtrim për qëllime përfitimi dhe moskallëzim krimi.

Duke qenë se për të gjashtë ish-zyrtarët e drejtësisë masa e sigurisë është shpallur nga gjykata në mungesë përgjatë fundjavës, kjo seancë ishte thjesht një seancë njohjeje përpara gjyqit, një proçedurë kjo që ndiqet sa herë gjykata shpall vendime të masave në mungesë.

Të arrestuarit u shfaqën në emisionin investigativ “Fiks Fare” ditë më parë duke bërë pazare për ndryshimin e një mase sigurie për një shtetas, i cili ishte arrestuar për pjesëmarrje në protestë së bashku me disa të afërm të tij.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.