Rama: Aksioni kundër ndërtimeve në bregdet do zbresë deri në Butrint

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:43

Gjatë një takimi në Sarandë për investimet në fushën e turizmit, kryeministri Rama ka premtuar se në këtë qytet do të ndërtohet një shëtitore e madhe. Për këtë arsye, Rama paralajmëroi ndërhyrje drastike për prishjen e ndërtimeve në bregdet.

“Kemi ndërmarrë një aksion që nuk do ndalet, pastrimi i bregdetit të Vlorës dhe krijimi i kushteve për ta kthyer Vlorën qytet në një portë dinjitoze të Mesdheut. Aksioni do zbresë deri në Butrint. Kush ka marrë përsipër të ndërtojë duke marrë peng të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi do ndëshkohet. Është marrë deti peng, është mbyllur deti. Ecën në Sarandë dhe nuk shikon det”, u shpreh Rama.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.