Si gjatë fushatës, Rama del në terren, u shpjegon bizneseve taksat e reja

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:28

Pikpyetjet që janë ngritur në publik për Paketën e re Fiskale të qeverisë e kanë ngritur Kryeministrin Edi Rama nga zyra kryeministrore për të dalë vetë në terren që tu sqarojë qytetarëve taskat e reja. Siç e kemi parë gjatë fushatës elektorale kur shkonte dyqan më dyqan për të folur me biznesmenët e vegjël ai sot vizitoi sot disa biznese të vogla në zonën e Don Boskos.

Siç njofton zyra e shtypit, Rama i njohu ata me efektet e ndryshimeve të reja fiskale për këtë biznes, në buxhetin e tyre personal. Në bashkëbisedim me ta, Kryeministri sqaroi në shifra konkrete përfitimet nga heqja e taksës dhe ulja e tatim fitimit për biznesin e vogël, çka do t’i lehtësonte njëherësh edhe nga barra burokratike.

“I gjithë sistemi do ndryshojë. Kështu që, ju nuk do të keni dy palë tatime, dy palë grupe, dy palë letra, dy palë halle. Ju keni vetëm një tatim fitimi që nga 10% bëhet 7.5%. Teksa u ndal në një biznes me një xhiro vjetore prej 1 milion e 458 mijë lekësh, Kryeministri u ndal përsëri për një përllogaritje të lehtësimit të barrës me paketën fiskale 2014. Pas një përllogaritjeje të atypëratyshme me drejtuesen, e vetëpunësuar në këtë aktivitet, rezultoi se në fund të vitit, ajo do të kursente rreth 350 mijë lekë. Kryeministri Rama garantoi se përfitimi nga ulja e barrës fiskale do të jetë e ndjeshëm për të gjithë biznesin e vogël në mbarë vendin. “Taksën e biznesit të vogël ju e paguanit 595 mijë lekë. E gjitha aforfe të pushteti vendor. Përveç pushtetit vendor që ua merrte aforfe, arbitrare komplet ju paguanit edhe tatim fitimin 10%. Tani, taksa e biznesit të vogël nga 595 mijë lekë bëhet zero. Ju do paguani vetëm një herë dhe do paguani tatim fitimin jo 10%, sa ç’ishte, por 7.5%. Dhe praktikisht, në fund fare ju kurseni 345 mijë lekë,”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Ndërsa në një tjetër biznes, Kryeministri bëri një vlerësim të efektit të përgjithshëm që këto masa të reja fiskale do të kenë mbi buxhetin e tij.

“Xhiron e deklaruar ju e keni 1 milion e 320 mijë. Taksa e biznesit të vogël që ju e paguanit aforfe, nga 450 mijë lekë bëhet zero. Nuk keni më taksë të biznesit të vogël. Nuk ka më aforfera në kurrizin tuaj. Tatim fitimi që ju rezultonte në fund, nga gjithë kjo llogari, në 275 mijë lekë bëhet 250 mijë dhe në finale, që nga viti i ardhshëm nuk do paguani gjithë këto, por do të paguani vetëm 250 mijë lekë. E, në fund, vetëm nga ulja e përgjithshme, ju do fitoni 200 mijë lekë.”

Pasi ua bëri përllogaritjet e taksës së re në një fletë kreu I qeverisë u la si provë qytetarëve për të kërkuar nesër llogari ndaj qeverisë. “Mbajeni këtu me shkrimin tim dhe nesër, në qoftë se nuk ndodh kështu, thoni që nuk na ndodhi kështu. Ja ku e keni me shkrimin tim!” –u tha Kryeministri bisnezmenëve të vegjël që takoi sot.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.