Kajmaku: Sulmi i tretë ndaj meje, dyshoj te kreu i Komunës Prezë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 03:15

Kreu i PS-së për Prezën thotë se dyshimet kryesore për sulmet ndaj tij bien mbi kreun e komunës së kësaj zone, Ahmet Halili. “U bë hera e tretë që familja ime sulmohet. Policia të zbardhë ngjarjet, në të kundërt do veproj vetë”, shprehet ai në lidhje me plagosjen e të atit. Kajmaku thotë se ky është sulmi i tretë ndaj familjes së tij dhe ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

“Unë mendoj se kanë lidhje me njëra tjetrën, sepse për një kohë shumë të shkurtër më dogjën biznesin, më sulmuan në banesë, më plagosën babain”, thotë ai.

“Nuk di ç’të them, por dyshimet e mia vazhdojnë të jenë të njëjta. Unë nuk mund ta drejtoj gishtin drejt z. Halili, por tek ai kam dyshimet më të mëdha”, shprehet Kajmaku për GSH.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.