Statusi, Roucek: Jemi të zhgënjyer nga Këshilli i BE-së, Shqipëria ka bërë progres domethënës

Këshilli i BE-së, Britania e Madhe nga një vend historikisht avokate e politikave të zgjerimit të unionit, u kthye në një vend që kundërshton një gjë të tillë.
Kryeministri, David Cameron foli për masa më të rrepta për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së.
Kjo lëvizje shihet si paradoks pasi për vite, qeveria britanike i ka mëshuar idesë se, zgjerimi i BE-së do të transformojë gradualisht unionin duke bërë që vendet anëtare të humbin peshën federale.
Diplomatët e BE-së shprehen se, kjo është një retorikë boshe. “Nëse do ta kishte seriozisht kërkesën për ndryshimin e rregullave, Britani do ta kishte ngritur këtë çështje në mbledhjen e kaluar të Këshillit për vvështjet e përgjithshme.” Asnjë vend tjetër nuk po ngre pyetje të tilla kaq histerike. Politikat e zgjerimit do të vazhdojnë pa asnjë ndryshim.”
“Euractiv”, raporton duke cituar burime të BE-së se nuk ka pasur debat në mbledhjen e Këshillit.
Bllokimi i Shqipërisë
Tirana shpresonte që të merrte statusin kandidat nga BE, si hapin e parë të nisjes së negociatave me bllokun evropian. Por një gjë e tillë u bllokua.
Parlamentin holandez paraprakisht bëri të ditur se do të kundërshtonte progresin e Shqipërisë në Samitin e BE-së duke shprehur shqetësim për nivelin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por nuk ishte vetëm Holandë me këtë mendje. Britani, Gjermani, Franca dhe Danimarka gjithashtu mbajtën qëndrimin se dhënia e statusit për Shqipërinë ishte e parakohshme.
“Aktualisht nuk mbështesim dhënie e statusit për Shqipërinë”, konfirmoi David Cameron. Ai theksoi se duhen marrë ende shumë hapa të tjerë për të mbërritur në këtë fazë. Cameron shtoi se ky hap duhet shfrytëzuar për të inkurajuar masa kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe zbatimit të ligjit.
Por sipas Komisionit Evropian, Shqipëria i ka plotësuar kushtet e kërkuara për marrjen e statusit. Gjithësesi vendimet për zgjerimin merren vetëm me konsensusin e vendeve anëtare të BE-së.
Por ndërkohë, lidhur me vendet e tjera në Ballkan, vetëm Serbia ka bërë një hap përpara pasi në janar pritet të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Ndërsa për Malin e Zi dhe Maqedoninë që janë kandidate nuk u shënua asnjë hap përpara.
Statusin bashkë me hapjen e negociatave
Zv.presidenti i Parlamentit Evropian për Zgjerimin dhe Marrëdhëniet me Fqinjët, Libor Roucek, thotë se grupi parlamentar i Socialdemorkatëve është i zhgënjyer me dështimin e Këshillit të BE-së për t’i dërguar mesazh të qartë pozitiv vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria, praktikisht, ka bërë progres domethënës gjatë vitit 2013. Ka adoptuar pjesë vendimtare të legjislacionit të BE-së si dhe mbajti zgjedhje parlamentare të qeta dhe transparente”, shprehet Roucek.
“Shtyrja e vendimit të Këshillit për vendimin për statusin është një mundësi e humbur për të konsoliduar atë që është arritur. Ne inkurajojmë qeverinë Shqiptare të ruaj ritmin e reformave, në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të siguroi sa më shpejt një vendim pozitiv për statusin kandidat dhe duke shtruar rrugën për hapjen e negociatave për anëtarësim.”
Roucek përfundon se vitit 2014 do të jetë i rëndësishëm për agjendën e zgjerimit dhe përgjithësisht për vendet e Ballkanit Perëndimor.
SHEKULLI
Add new comment