Debati për buxhetin 2014

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 15:41

Diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2014 në Parlament, nisi me replika mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke e krahasuar këtë buxhet me paraardhësin, të cilin e quajti buxhet elektoral, Kryeministri Rama tha se buxheti i vitit 2014 shënon kthesën në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike.

"Buxheti i 2014 nuk është një buxhet elektoral, siç ishte buxheti i vitit që po mbyllet, por është një buxhet i përballjes hapur sy më sy me krizën ekonomike dhe katrahurën financiare që kemi trashëguar. E megjithatë ky buxhet është më i madh se buxheti i këtij viti dhe

Buxheti i 2014 nuk është një buxhet elektoral, siç ishte buxheti i vitit që po mbyllet, por është një buxhet i përballjes hapur sy më sy me krizën ekonomike dhe katrahurën financiare që kemi trashëguar

Edi Rama
Kryeminister i Shqiperise nuk është buxhet krize, por një plan i qartë kthese ekonomike dhe sociale. Buxheti i vitit 2014, nuk është një buxhet elektoral investimesh për të prerë shirita dhe për të thirrur: 'Përpara, rrugë, rrugë, rrugë...' duke zhytur vendin në borxhe dhe duke e katandisur Qeverinë në një 'Sude-pazar', por është një buxhet i shlyerjes së borxheve ndaj atyre që lëngojnë dhe po njësoj atyre që po falimentojnë në mirëbesim të Qeverisë që iku", tha Rama.

Kryeministri Rama tha se taksa progresive korrigjon padrejtësitë e së shkuarës dhe ndan në mënyrë të drejtë barrën e taksave mes qytetarëve dhe bizneseve.

"1 milionë shqiptarë treguan qartësisht qëndrimin e tyre mes taksës së sheshtë, e cila në praktikë i mori frymën shtresës së mesme, dërrmoi biznesin e vogël, varfëroi më shumë më të varfërit dhe taksimit të ndershëm që do të hyjë në fuqi në 1 janar, për t'i dhënë forcë ekonomisë familjare të shqiptarëve dhe për të vënë drejtësi në ndarjen e barrës së taksave mes njerëzve dhe bizneseve të këtij vendi. Ky buxhet është akti solemn i korrigjimit të padrejtësisë që e detyroi për vite të tëra infermieren të paguante më shumë taksa sesa ministri i Shëndetësisë, mësuesen dhe policin të paguajnë më shumë taksa sesa ministrat e tyre, shoferin e Kryeministrit të paguante më shumë taksa sesa vetë Kryeministri", tha Rama.

Duke reaguar nga foltorja e Parlamentit, ish-kryeministri Berisha e quajti projektbuxhetin e vitit 2014, kartolinën e mashtrimit për qytetarët shqiptarë.

"Vetëm për buxhet nuk u fol këtu. Këtu u fol për opozitën dhe s'foli asgjë për 1 milion të papunë, 1 milion të varfër për të cilët është shprehur me mijëra herë. U tregove shqiptarëve se kartolina që u çon për Vitin e Ri është kartolina e mjerimit, është kartolina e mashtrimit, ndërsa buxheti që paraqite ka vdekur para se të lindë. Dëshmia më e saktë është, ekspozeja që i bëre sot atij", iu drejtua Berisha-Ramës.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.