Bode: Taksë progresive se s’ka program qeverisës. Cani: E keqja kaloi

Ish-ministri i financave Ridvan Bode deklaroi se me paketën e re fiskale qytetarët do të paguajnë më shumë. Sipas tij qëllimi i ndryshimit te sistemit të taksave është mungesa e programit nga ana e qeverisë.
“Më nën fund në këtë seancë plenare mblidhemi për të diskutuar rrëzimin e një sistemi taksash një koncepti zhvillimor për vendin. Për të debatuar një projekt që dëmton rëndë perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit. Krijon një perspektivë të zymtë, i jep goditjen fatale ekonomisë sonë për ta zhytur në honet e recensionit dhe krizës. Ky ishte një akt i pritshëm pasi prej kohësh qeveritarët kanë marrë një fushatë agresive për të dëmtuar ekonominë e vendit. Kjo ka pasur një qëllim të përcaktuar. Qeveria Rama e ndodhur pa një program të saj koherent për t’i dhënë një përgjigje kishte marrë ndërkohë vendimin për të vepruar me të hyja duart njërën dorë ta zhyste në xhepin e qytetarëve dhe dorën tjetër për të boshatisur arkat e bankave duke marrë një borxh të pa imagjinueshëm.
Rritja me 13% brenda një katër mujori nën pretekstin e lënë nga qeveria e mëparshme dëshmon qëllimin e kësaj qeverie që ti krijojë komoditet vetes së vetë të qeverisë pa program pa angazhim dhe pa vizion. Fundi i taksave proporcionale është fillimi i një regresioni. Ftohen 100% e qytetarëve shqiptarë të paguajnë një taksë progresivisht të lartë. Propaganda qeveritare në mënyrë të pa ndershme deklaron dhe sot këtu se përmes taksës progresive do paguajnë më 97% e qytetarëve më pak.”- tha Bode.
Cani për buxhetin: Situata më e keqe kaloi
Buxheti prej 455 miliardë lekë i vitit 2014 pritet të nxjerrë ekonominë nga e keqja. Kështu e sheh realzimin e buxhetit të vitit pasues, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili u shpreh ne seancë plenare pr/buxheti i vitit 2014 nuk është buxhet krize, por një paketë optimist për ta nxjerrë ekonominë nga e keqja.
“Deputetët e opozitës kanë të drejtë të zemërohen sepse sistemi i taksës progresive ju heq edhe ca para nga xhepi dhe doemos kanë të drejtë të zemërohen sepse pretendojnë sikur po diskutojnë për hallët e popullit sepse u humb xhepi i tyre për pak lek. Është buxheti i kthesës së madhe ndaj qytetarit dhe biznesit. Ai i përmbush disa kërkesa, mbron shtresat në nevojë, ul taksat për 97% të të punësuarve, heq taksën e biznesit të vogël dhe ul me 1/4 taksën e fitimit të biznesit të vogël”- tha Cani.
Por shifrat e Ministrit Cani jane hedhur poshte nga ish-kreu i Financave Ridva Bode, i cili u shpreh se ky buxhet i varfëron shqiptaret dhe ul ndjeshem investimet.
Projekbuxheti i vitit 2014, parashikon të ardhura në total 263 miliardë, ose 42 miliardë më tepër se 2013, shpenzimet 455 miliardë dollarë dhe deficit buxhetor 91 miliardë lekë. Tatimi mbi të ardhurat nga taksë e sheshtë bëhet progresiv, po ashtu edhe tatimi mbi fitmin taksohet progresivisht.
DITA
Add new comment