Naço: Ashpërsim dënimeve për veprat e rënda

Në një dalje para mediave, ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se do të kërkojë nga Prokuroria ashpërsim të dënimeve për veprat e rënda penale.
Duke folur nga Kryeministria, Naço tha se“kohët e fundit ka pasur rritje të kriminalitetit tek të rinjtë”.
“Duke filluar nga Janari 2014 në drejtësinë shqiptare do të ketë një klimë të re. Do i drejtohemi Prokurorisë së Përgjithshme dhe do i kërkojmë një ashpërsim të dënimeve për veprat e rënda penale dhe kur është mundësia aplikimin e dënimeve alternative”, tha ministri i Drejtësisë.
TOP CHANNEL
Add new comment