Dhurata për fëmijët e policëve të vrarë, Rama: Do bëjmë gjithçka që të mos ndiheni vetëm

Postuar në 28 Dhjetor, 2013 03:01

DURRES- Policia e Shtetit ka organizuar sot një aktivitet në ambientet e Kavalishencës në Durrës, me fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye të detyres. Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministri, Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama tha se çdo fëmijë këtu duhet të ndihet krenarë për prindërit e tij, duke garantuar se qeveria do të bëjë gjithçka mundet që secili prej tyre të ndihet sa më i qetë dhe i mbështetur.
“Fëmijët këtu duhet të ndihen shumë krenarë për prindërit e tyre të humbur dhe duhet të ndihen po ashtu të sigurtë që edhe pse asgjë në botë nuk mund tua kthejë apo zëvendësojë plotësisht baballarët, megjithatë asnjëherë porta nuk do të mungojë, kujdesi, solidariteti, dhe mbështetja e nevojshme përmes MB-së, dhe gjithë strukturave që janë të vetëdijshme, që ky është një amanet , një amanet që gjithkush prej nesh duhet ta nderojë me përgjegjësinë më të lartë.”- tha Rama.
Kryeministri tha se qeveria ështe e angazhuar që asnjë prej nënave të këtyre fëmijëve të mos ndihet vetëm, në pamundësinë për të jetuar dhe mbajtur fëmijët , të mos ndihet e pafuqishme në përpjekjen për të bërë më të mirën për fëmijët e vet.
“Kemi dashur të organizojmë një festë për fëmijët, me ndërgjegjen dhe vetëdijën se asgjë në këtë botë nuk mund të zevendësojë prindin që mungon. Por me përpjekjen tonë maksimale, mbi të gjitha njerëzore, dhe pastaj institucionale, ne jemi këtu për të ndërtuar sadopak një familje të përbashkët, që është Policia e Shtetit. Ndaj konsiderojeni që të gjithë në bashkë ndërtojmë dita-ditës shpirtin e familjes që na mban lidhur. Do gjendemi gjithmonë afër jush, jo vetëm në festa, dhe do mundohemi të jemi aty për të zëvendësuar sadopak atë që ju mungon.”- u shpreh në fjalën e tij, ministri Saimir Tahiri.
Pakot me dhurata dhe ne vlere monetare ishin pergatitur nga punonjes te policise ne te gjithe vendin si dhe biznesi privat.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.