Detyrim paraqitje për Xhelal Mziun

Postuar në 13 Janar, 2014 04:22

Gjykata e Apelit vendosi masën detyrim paraqitje për kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. 

Prokuroria akuzon Mziun për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e një rruge dhe shpërdorimin e detyrës.

Prokuroria e Tiranës e akuzon Mziun per tre episode të tjera të kundraligjshme, që lidhen me vendosjen arbitrare të taksave nga Bashkia e Kamzës dhe dëmtimin e fushës së futbollit në Kamëz.

Sipas Prokurorisë, kryetari i Bashkisë së Kamzës ka shkelur barazinë në tendera, duke kualifikuar si fituese një firmë për ndërtimin e rrugës Valias-Laknas, në kundërshtim me rezultatet e tenderit. 
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.