Ferraj: Besimi te drejtësia rikthehet me ndëshkimin e korrupsionit në nivele të larta

Shumë shqiptarë e mbajnë mend studenten vlonjate Mimoza Ferraj si një nga pjesëtaret e bërthamës fillestare të lëvizjes studentore të dhjetorit 1990. Mirëpo, pak kohë më vonë, si edhe shumë të tjerë ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara. Mospërmbushje e interesave dhe e idealeve të saj këtu në Shqipëri?! Ndoshta. Ajo nuk është rrëfyer asnjëherë deri në fund për këtë çështje. Prej më shumë se 15 vjetësh ajo punon në Gjykatën Superiore të Nju Xhersit ku merret me hetimin e korrupsionit të zyrtarëve amerikanë.
Ferraj eshte e entuziazmuar nga ngritja e Gjykatës Administrative në Shqipëri dhe përshëndet disa hapa pozitivë dhe inkurajues të kohëve të fundit në hetimin e korrupsionit. Por ajo nuk e konsideron të lehtë këtë luftë. Është një luftë që nuk mbaron kurrë, sipas saj dhe pohon se fillimi i kthesës në sistemin e drejtësisë duhet të nisë me hetimin e korrupsionit të ish pushtetarëve të lartë. Në një intervistë në DITA Ferraj thotë se vetëm kjo do ta rikthente besimin e qytetarëve tek drejtësia. Me këtë rast ajo ofron përvojën e gjykatave amerikane në këtë drejtim.
Intervista e plotë nga Xhevdet Shehu, sot në versionin print të gazetës “DITA”.
DITA
Add new comment