“Të Urtët” refuzojnë ftesën e Ramës

Postuar në 14 Janar, 2014 09:50

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar këshillat e të urtëve të PS-së për punën e tij por darkë me Këshillin e të Urtëve te ish-vila e Enverit I ka rezervuar atij dhe refuzimin e dy prej figurave të rëndësishme të historisë së kësaj partie. Ish-presidenti Rexhep Meidani dhe ish-kreu I Kuvendit Servet Pëllumbi kanë refuzuar ftesën e Ramës. Gazeta “Panorama” shkruan sot se darka është organizuar në vilën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa të ftuarit kanë mbërritur aty me makinat e tyre deri brenda ambienteve të vilës, që të mos binin në sy nga kalimtarët e rastit.

Ne darke sipas “Panorames” kanë munguar Meidani dhe Servet Pellumbi. I pari, duke folur peë “Panorama” konfirmoi ftesën nga kreu i PS, por tha se kishte angazhime të tjera dhe nuk mund të merrte pjesë. Ndërkohë ish-kreu i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka kohë që nuk merr pjesë në takimet e këtij grupi, që kur ka dhënë doreheqjen nga këshilli politik. “Ajo që diskutohet aty, nuk përputhet me bindjet e mia”- ka thënë ai.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.