Mjekimi i gabuar për kancer, kërkohet 500 mijë euro dëmshpërblim nga QSUT

Postuar në 15 Janar, 2014 04:31

Sonila Neço, një 25 vjeçare nga Vlora ka depozituar në Kryesekretarinë e Gjykatës së Tiranës një padi ndaj Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe dy mjekëve . Dh.T dhe Xh.H me objekt “Shpërblimin e dëmit të shëndetit në shumën 500.000 euro”.

25 vjeçarja është trajtuar me kimioterapi për kancer në një kohë që nuk vuante nga një sëmundje e tillë, por nga një infeksion i thjeshtë.

Neço i’u është nënshtruar katër seancave me kimioterapi në Spitalin Onkologjik dhe rreth dy muaj rrezatim kobalti, shkruan “GSH”.

Me të njëjtat monstra laboratorike të Spitalit Onkologjik Tiranë, vajza ka bërë analizat në një spital grek. Përgjigjiet e ardhura konfirmonin faktin se vajza nuk vuante nga një sëmundje tumorale dhe nuk duhej trajtuar me kimioterapi apo trajtim me rreze.

Nga mjekimi i pakujdesshëm, Sonila Neço ka pësuar dëme të pariparueshme shëndetësore.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.