Presidenti bullgar: Rama ndryshoi Tiranën, ndryshon edhe Shqipërinë

Shqipëria dhe Bullgaria kanë marrëdhënie shumë të mira që ngrihen mbi miqësinë e hershme. Mbi këtë bazë, ato duhen zgjeruar e thelluar më tej veçanërisht në sferën ekonomike dhe të projekteve me rëndësi rajonale e më gjerë. Kjo u theksua gjatë takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare 2 ditore në Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve. Presidenti Plevneliev, teksa nënvizoi se e njeh dhe e vlerëson punën që Kryeministri Rama ka bërë për Tiranën, në detyrën e tij si kryebashkiak, u shpreh se me eksperiencën e frytshme dhe ndryshimin që solli për Tiranën, do të sjellë ndryshime pozitive edhe për vendin. Kryeministri Rama i shprehu Presidentit Plevneliev mirënjohjen për mbështetjen që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian. Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare mirëpret çdo kontribut të mëtejshëm në këtë proces. Nga ana e tij, Presidenti Plevneliev garantoi për mbështetjen mëtejshme dhe se Bullgaria ka kënaqësinë të ndajë me Shqipërinë, përvojën e saj të integrimit.
DITA
Add new comment