LSI mbledh komitetin drejtues, Meta: Viti i reformave të mëdha, koha të vendosim drejtësinë në vend

Postuar në 17 Janar, 2014 14:06

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin e saj drejtues. në fjalën e tij me këtë rast, kryetari i LSI Ilir Meta, deklaroi se 2014-ta është viti i reformave të mëdha, duke vënë theksin tek reforma administrative dhe tek ajo në drejtësi.

“Ndarja e re administrative është një nga reformat më të mëdha në vend dhe nuk ka asnjë prapavijë politike. Synojmë që reforma administrative territoriale të miratohet me konsensus”, u shpreh Meta.

Ndërsa sa i takon reformës në drejtësi, kreu i LSI-së theksoi se kjo reformë synon të vendosë njëherë e mirë një standard të qartë të zbatimit të ligjit nga poltikanët, zyrtarët, por edhe nga përfaqësuesit e gjyqësorit.

“Askush nuk duhet të ndihet i privilegjuar. Të gjithë te jenë të barabartë përpara ligjit”, tha Meta.

Kreu i LSI-së theksoi se një nga objektivat e qeverisjes është përmirësimi i jetesës së qytetarëve, ndërsa kërkoi mbështetjen e këtyre të fundit për të denoncuar abuzimet.

Meta vlerësoi po ashtu se si prioritet i madh mbetet edhe zhvillimi i bujqësisë, një sektor kyç për ekonominë e vendit.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.