Berisha: Po ekzekutojnë në pritë lidhjet që i rrezikojnë

Ish-Kryeministri Sali Berisha reagoi sot përmes rrjetit social Facebook në lidhje me krimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Në komentin e tij me titull “Këta janë shokët e krimit. Ekzekutojne me prite lidhjet qe i rrezikojne…….!”, Berisha shprehet se “vrasjet, cdo ditë maskat, cdo natë tritoli, trafiqet kanë dominuar si kurrë ndonjëherë më parë javët e para të këtij viti”. “Krimi në shtetin policor të Edi Ramës është në revansh të papërmbajtur. Qeveritarët për të zhdukur gjurmë të hershme të lidhjeve të tyre me krimin i ekzekutojnë me pritë shtetërore ato. Policët, të shnderruar në gjobvenes nuk merren më me krimin dhe kriminelët, trafikantët apo maskat. Në tërësi për të gjitha këto akte nuk ka autor. Policia merret vetëm me gjobëvënie dhe mbledhjen e gjobave të vëna në kundërshtim me ligjin për të plackitur pa maska qytetarët. Situata po degradon me shpejtësi çdo ditë”, komenton Berisha në rrjetin social. Në vijim ai shton se “qeveritaret aktualë janë shokët, nunët e krimineleve të ish- bandave më të rrezikshme dhe banditëve aktualë kryesorë, ndaj dhe krimi nuk pyet më për Policinë, por është ngjitur në zyrat e shtetit duke filluar nga zyra e kryekreut”. “Rama është i njohur botërisht për lidhjet e tij të gjithanshme me: “bandën e rrugës së Kavajës”, “bandën e Lushnjes”, “Hakmarrjen për Drejtësi” dhe disa të tjera me të cilat kur drejtonte Bashkinë lante para, rrëmbente prona, por edhe kuti votimi. Po shkojmë drejt pasigurisë së plotë dhe kaosit!”, përfundon komentin ish-Kryeministri Berisha.
Tema
Add new comment