Konflikti për pronën, 45-vjeçari godet me sëpatë në kokë kushëririn e tij

Postuar në 19 Janar, 2014 08:15

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, teksa një 45-vjeçar ka qëlluar me sëpatë në kokë kushëririn e vet, pas një konflikti për pronësinë.

26-vjeçari Artan Jashari është goditur me sëpatë në kokë nga kushëriri i tij, Servet Jashari, 45 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Ostren të Bulqizës.

Artan Jashari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ndërkohë ka mundur të arrestojë autorin e krimit.

Bashkëshortja e Artan Jasharit kërcënon se kjo çështje nuk do të ngelet me kaq ndërkohë që i bën apel policisë të marrë masa ose në të kundërt do të venë vetë drejtësi. Ajo tregon se burri i saj është njeri i qetë dhe gjithçka ka nisur nga kushëriri i tij 45-vjeçar Servet Jashari.

Edhe të afërm të plagosurit shprehen se autori Servet Jashari njihet si një person problematik ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.