Kreditë e buta, nga 215 kuota, 145 i janë dhënë zyrtarëve të lartë

Postuar në 28 Janar, 2014 03:23

Mëse 145 zyrtarë kanë përfituar kredi me interes zero, si kategori e pastrehë, ndërsa disa syresh kanë pasur një apo edhe dy shtëpi. Ky fakt u bë i ditur nga Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizimit, Englantina Gjermeni, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Auditi i ministrisë ka zbuluar afro 200 dosje me mangësi dokumentacioni, që kanë përfituar kredi të buta.

Ndërprerja e procesit

Për të parandaluar abuzimet, qeveria “Rama” nuk do t’i japë më kredi me interesa të buta asnjë zyrtari apo shtetari. “Për këtë do të shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 600, më datë 12.09.2007, për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës shtetërore dhe funksionarëve politikë”, tha ministrja Gjermeni. Ministrja sqaroi deputetët se Akti Normativ për strehimin e kategorive që dalin nga shtëpitë e ish-pronarëve u ndalua, si rezultat i kontrollit të nevojshëm në dokumentacion nga EKB dhe me qëllim për të gjetur një strehë për të gjithë ata që dalin nga shtëpi ish-pronarësh, që të mos hidhen në rrugë. “I kërkuam përkohësisht BKT-së që të mos jepte kredi derisa ne të vërtetojmë të gjithë dokumentacionin përkatës, ndërkohë që lidhur me 88 aplikantë pranë kësaj banke, që e kanë bërë procesin dhe marrin kredi me interes 0, kemi lejuar vazhdimin e dhënies së kredive. Dhënia e kredive për aplikantët e tjerë do të fillojë sapo të fillojë ky proces”, tha ajo. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, e ka cilësuar normale marrjen e kredive të buta nga zyrtarët dhe se e gjithë kjo është një shou i qeverisë. Në dosjen e auditit ndodhen emrat e zyrtarëve, duke nisur nga ministra, deputetë, shefa kabineti dhe drejtues të rangjeve të larta. Bie në sy emri i Spiro Kserës, i cili ka përfituar 5 milionë lekë, po ashtu dhe Kleves Bitro, ish-shef kabineti te Ksera, si dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi. Gazeta ‘Dita’ zbardh disa nga emrat mes 145 zyrtarëve të lartë.

Disa nga emrat e zyrtarëve që kanë përfituar kredi

-Nё listёn e pёrgjithshme tё 145 pёrfituesve tё kёsaj kredie, nё numrin 22, rezulton se ёshtё trajtuar me kredi lehtёsuese nga shteti nё shumёn 5 milionё lekё, ish-Ministri i MPÇSSHB, Spiro Ksera, sipas kontratёs sё lidhur me BKT më datё 04.11.2010, nё Dhomёn e Noterёve Tiranё, me nr. 3638 rep dhe nr. 1155 kol.

-Oerd Bylykbashi, trajtuar nga Kёshilli i Ministrave (nr. 46 nё listёn e EKB me 145 kredimarrёs) konstatohet se: -Nё dosjen e dorёzuar pranё EKB ndodhet vetёm kontrata e kredisё bankare lidhur më datё 12.02.2011, (data e fillimit tё kredisё 17.2.2011) nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes.

- Florian Nuri, Sekretar i Pёrgjithshёm i Ministrisë sё Drejtёsisё, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur më datёn 26.9.2011.
- I. K, trajtuar nga Kёshilli i Ministrave, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur më datёn 28.7.2011.
- Kleves Simon Bitro, Drejtor Kabineti i Ministrit tё Punёs, Çёshjteve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur me datёn 28.9.2010.
- Klodiana Cankja, Drejtore e Agjencisё sё Prokurimit Publik, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur më datёn 5.9.2010.
- A. Ç, Drejtor Kabineti i Ministrit tё Drejtёsisё, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur më datёn 12.7.2011.
- E. V, Kёshilltare e Ministrit tё Bujqёsisё, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur më datёn 12.6.2011.
- Valbona Vata, Kryeinspektore e KLD, shuma e kredisё sё pёrfituar 5 milionё lekё, kontrata e lidhur më datёn 26.7.2011.

J. P., përgjegjës sektori në MTKRS, ështё trajtuar nё shumёn 5 milionё lekё sipas kontratёs me BKT tё datёs 24.5.2011

A. S., Kёshilltar i Ministrit nё MTKRS, trajtuar me kredi sipas kontratёs sё lidhur me datёn 11.04.2011, me nr. 811 rep. dhe nr. 405 kol. nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes

Z. P., dhe Xh. P., Drejtor Drejtorie nё Ministrinё e Drejtёsisё, trajtuar me kredi sipas kontratёs sё lidhur më datёn 09.08.2011, nё shumёn 5 milionё lekё me 4% interes.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.