Rrëfimi i tmerrshëm i Arjan Allës: 83- vjeçarin e vrava se e gjeta xhaminë pis

“E vrava Shamshir Muçën. U zumë se xhamia ishte pis…”.
Vetëm kaq u ka thënë hetuesve Arjan Alla, njeriu që do të gjykohet për vrasjen e 83-vjeçarit Muça në ambientet e xhamisë në fshatin Dushk të Lushnjës.
Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen e Allës, ndaj të cilit rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”.
Sipas GSH, në dosjen e prokurorisë i është mëshuar faktit se ka prova që e vërtetojnë fajësinë e Arjan Allës në vrasje, por nuk hidhet dritë mbi motivin që e shtyu të dyshuarin të kryejë krimin makabër.
Por sipas organit të akuzës, mënyra se si është kryer vrasja edhe veprimet e të pandehurit, dëshmojnë për tentativën e Allës për ta futur hetimin në rrugë të gabuar me dyshimin kryesor për vrasje për motive morali.
Arjan Alla ka tentuar me çdo kusht t’i fshihet drejtësisë duke u shfaqur si person me probleme mendore, por ekspertimi ka vërtetuar se “i pandehuri Arjan Alla nuk vuan nga ndonjë sëmundje psikike e në momentin e veprës penale nuk ka qenë nën ndikimin e ndonjë sëmundje psikike”.
Tema
Add new comment