Shqipëri-Greqi, marrëveshje e re ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë.

Postuar në 10 Shkurt, 2014 14:52

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u prit sot në Athinë në një takim zyrtar dhe zhvilloi bisedime me Ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Greqisë, z. Spyridon Adonis Georgiadis.

Bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet dy institucioneve që ata drejtojnë, duke shprehur angazhimin e përbashkët për një zhvillim cilësor të mëtejshëm të tyre.

Ministri Beqaj prezantoi në takimin me z. Georgiadis prioritetet e qeverisë shqiptare në sektorin e shëndetësisë, si dhe shpjegoi situatën në të cilën ndodhet sistemi i kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Duke nënvizuar vështirësitë me të cilat përballet institucioni që ai drejton, z. Beqaj tha se dy çështjet kryesore janë aksesi i kufizuar i popullatës ndaj kujdesit shëndetësor dhe perceptimi  i publikut për shkallën e lartë të korrupsionit në vend.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për një marrëveshje të re ndërmjet dy vendeve në fushën e shëndetësisë, ku të dy palët shprehën gatishmëri absolute. Gjithashtu, z. Beqaj, duke vënë theksin tek mbështetja dhe çështje të asistencës teknike lidhur me reformën e sistemit të kujdesit shëndetësor në vend, ra dakord me homologun grek, z. Georgiadis, përveç të tjerash, edhe për asistencën për njohjen me përvojën greke përsa i përket zbatimit të projektit e-prescription (projekti i recetës elektronike); asistencën në shkëmbimin e përvojës për menaxhimin e shërbimeve spitalore; si dhe funksionimin dhe administrimin e shërbimit kombëtar të urgjencës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.