Tarifat e siguracioneve, shkarkohet drejtori i INSIG.

Këshilli Mbikëqyrës i INSIG ka marrë sot vendimin për të shkarkuar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë. Motivacioni i shkarkimit të zotit Tomorr Kalaja, është ndër të tjera vendimi për rritjen e tarifave për sigurimin e TPL-ve pa analizë dhe pa konsultim.
Masa e shkarkimit është marrë menjëherë pas vendimit të drejtorit të INSIG-ut për të rritur në mënyrë të pa paralajmëruar dhe të pa konsultuar me Këshillin Mbikëqyrës çmimin e siguracionit të detyrueshëm të automjeteve.
Add new comment