“Furgonët”, Tahiri e Haxhinasto: Nuk negociojmë sigurinë.

Vetëm pak ditë pasi njoftuan zyrtarisht paketën e masave ligjore për të disiplinuar qarkullimin rrugor, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri u shfaqën në publik në një tryezë me grupet e interest. Haxhinasto këmbënguli se nëse nuk ka kërkesë llogarie tregu prishet. “Nuk zbatohen kërkesat e tij për licencimet e subjekteve për kategori të ndryshme transporti, taksi, rreth qytetas dhe ndërqytetas. Ky problem fatkeqësisht ka filluar te politizohet, pasi mendohet se duke marrë krahun e një grupi interesi po fitojnë ndonjë votë. Kjo nuk është e drejtë se kostoja është për qytetarët dhe jo për ata që udhëtojnë me mercedez të tipit të fundit”, tha Haxhinasto.
Sipas tij, shërbimi i transportit ndërqytetas do të bëhet me autobus të cilët do të kenë një kohë të caktuar, me komoditetin përkatës, me garancinë e duhur të shërbimit, me cilësinë përkatëse të mjetit dhe të shoferit, me bileteri me tabelën e orareve siç e kanë edhe vendet e tjera europiane.
“Kjo çështje duhet zhveshur nga politizimi. Siguria në këtë rast nuk negociohet me askënd. Modeli negociohet ndërsa siguria jo. Askush nuk mund të vëjë në diskutim jetën e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Add new comment