Florije Peci padit “Sigma”: Dëmshpërblim për përdhunimin në Austri

TIRANE-E mbijetuara e aksidentit të Himarës, që mbeti shtatzënë gjatë kurimit në Austri, Florije Peci kërkon dëmshëprblim nga kompania e sigurimeve “SIGMA”.
Në padinë e ish-studentes dhe familjes së saj thuhet sekompania ka detyrim të paguajë për dëmin që ju shkaktuar Florijes si pasojë e përdhunimit dhe lindjes së vajzës së saj, Gadiela Peci. “Objekti i padisë: Detyrimi i palës së paditur të paguajë në favor të palës paditëse shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, pasuror dhe jopasuror në të gjitha figurat e tij, të ardhur si pasojë e përdhunimit të paditëses Florije Peci dhe ardhjes në jetë të Gadiela Peci si dhe të gjitha shpenzimet për përkujdesje për Florije Peci dhe Gadiela Peci (femijë i ardhur në jetë gjatë kurimit në Austri të Florije Pecit nën kujdesin e shoqërise Sigma VIG)”, thuhet në padinë e familjes Peci depozituar në gjykatë më 11 shkurt 2014.
Add new comment