“Porositësi” i vrasjeve, fotoja e Andon Mëhillajt në Gjykatë.

Postuar në 14 Shkurt, 2014 13:26

Andon Mëhillaj, ka shfaqur probleme mendore, që pas kthimit nga Italia vite më parë, ku mendohet, se ka qenë dëshmitar i vetëvrasjes së vëllait të tij. Ky është pretendimi I shfaqur prej avokatit të tij mbrojtës. Edhe në sallën e gjyqit Andon Mëhillaj, shfaqi shenja hutimi, ku mezi shqiptoi emrin e avokatit mbrojtes. Ai nuk pranoi akuzat e prokurorise, duke u shprehur, se ndihej . frikësuar nga vrasësi . arrestuar Julian Sinanaj, me të cilin tha, se kishte njohje prej vitesh. Ndërsa në lidhje me akuzat si porositës I vrasjes së Sokol Veizajt, Agron Çelës dhe vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e Ardian Kollozit, i vetëdorëzuari në prokurori Mëhillaj ka mohuar implikimin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.