Pezullimi i punimeve për bulevardin e ri, Gjykata Administrative rrëzon vendimin e INUK.

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e INUK për pezullimin e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës. Përmes këtij vendimi i hapet rrugë vazhdimit të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri.
Disa ditë më parë në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur një shkresë nga Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Urbanistikës ku kërkohet pezullimi i punimeve për projektin e bulevardit të ri. Kjo gjë u bë publike nga nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo, i cili jo vetëm që e ka konsideruar si të paprecedent, por ka theksuar se ky vendim është një xhelozi që kryeministri Edi Rama ka ndaj projekteve të bashkisë.
Ndërsa INUK nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se ndërhyrja e tyre është bërë për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve që u preket prona nga ky projekt.
Add new comment