Vranë krushkun për prishjen e martesës, gjykata lë në burg bashkëshortët.

Postuar në 19 Mars, 2014 09:20

 Burg pa afat është masa e sigurisë që vendosi Gjykata e Durresit per Anton Ndoj dhe gruan e tij Tereza Ndoj të akuzuar per vrasjen e krushkut  disa ditë më parë në zonën e ish kënetës në Durrës.
Pjestarë të një familje, sipas prokurorisë, ne bashkëpunim akuzohen per vrasjen e Përparim Hoxhës 52 vjec, si dhe plagosjen e Xhulian Hoxhës, dhëndëri i familjes Ndoj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e se premtes, pasi krushku ktheu ne shtepi nusen e djalit te tij.
Andon Ndoji deklaroi sot në gjykatë se vrasjen e ka kryer për vetëmbrojtje pasi sipas tij ka qenë familja e dhëndërrit që ka qëlluar e para.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.