Peqin, vetëvritet 24 vjecari, vuante nga depresioni.

Postuar në 19 Mars, 2014 14:12

Një 24-vjeçar, babai i një fëmije është vetëvrarë sot pasdite, në gjendje të rëndë depresioni. Burime të Policisë bëjnë të ditur se 24-vjeçari Saimir Luli (Plaku) kishte shkuar një natë më parë bashkë me gruan dhe fëmijën e tij tek vjehrri i tij në fshatin Cacabez të rrethit të Peqinit.

Saimir Luli ka dalë jashtë në oborrin e banesës dhe jo larg saj ka vrarë veten duke u vetëqëlluar në kokë me armën çifte të vjerrit të tij, të cilën ai e kishte me leje.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pasi mori në pyetje bashkëshorten e tij si edhe të afërm të familjes së saj, konstatoi se 24-vjeçari kishte vite që vuante nga depresioni, madje edhe kurohej.

Burime jo zyrtare bënë të ditur se herë pas here 24-vjeçari deklaronte se donte ta vriste veten. Policia nga ana e saj pasi mori në pyetje të afërmit e familjes së bashkëshortes së viktimës, mori në pyetje dhe familjarët e tij që jetojnë në lagjen “ Skënderbej” të qytetit të Elbasanit, ku edhe konkludoi se shkak i vetëvrasjes ka qenë depresioni. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj vetëvrasje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.