Maqedoni, gjendet pa jetë 3-vjecari i rrahur për vdekje.

Postuar në 23 Mars, 2014 07:39

Një fëmijë trevjeçar është gjetur i vdekur në Shkup. Në fakt, trevjeçari M.S., është gjetur i vdekur në shkallët e shtëpisë, në rrugën ”172” në Shkup, ndërsa pas obduksionit të kryer nga organet kompetente, është konstatuar se vdekja ka ndodhur ne mënyrë të dhunshme për shkak të rrahjes.
MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për ndriçimin e rastit, janë arrestuar edhe personat që jetojnë në atë shtëpi ndërsa pas bisedave të realizuarainformative, është konstatuar si kryerës i mundshëm i kësaj vepre mund të jetë Xh.B.(34) që jeton në të njëjtën shtëpi me fëmijën tashmë të mbytur.
Kundër të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim penal për vrasje, ndërsa kundër gruas së tij Ј.М.(25), për vepër “ndihmë për kryerjen e veprës penale”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.