Ndjekje e dhunshme mes policisë dhe të kërkuarit për vrasje në Kamëz.

Një i kërkuar ka arritur ti shpëtojë policisë mbrëmjen e të hënës në Kamëz. Mediat elektronike kanë transmetuar imazhet e një makine tip “BMVV” që ka përfunduar në një dyqan, pasi ka dalë nga rruga duke u aksidentuar gjatë ndjekjes nga policia.
Dy makina mësohet se çanë postbllokun e policies në Kamzë. Forcat e rendit u vunë në ndjekje pasi mendohet se në automjete kishte persona të armatosur e të dënuar përfshi edhe për vrasje.
Mes tyre dyshohet se ishte edhe N. Gj., ishte kapur në janar për 2 vrasje në Bulqizë dhe Tiranë, por i liriar më pas nga gjykata.
Në makinën e bllokuar, nuk janë gjetur armë ndërsa dyshohet se prej saj arritën largohen 2 nga 3 personat e dyshuar.
Add new comment