Kreshnik Spahiu: Shteti është marrë peng, deputetë e ministra kërkohen nga Interpoli.

Postuar në 25 Mars, 2014 15:02

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi ka bërë akuza të forta ndajpolitikës shqiptare duke pohuar se ka deputetë e ministra në kërkim nga Interpoli. Deklaratat Spahiu i ka bërë në emisionin “Studioe Hapur” të Eni Vasilit në televizionin “Nevvs24”.
Aleanca Kuq e Zi nisi si një fenomen politik, mediatik, me një rezultat në 23 qershor të papritur ndoshta për shumëkënd, por mbi të gjitha prej jush. Ku jeni, çfarë bën AK-ja? 
Besoj që 23 qershori ishte një goditje e rëndë, jo për AK-në por për një tendencë dhe një frymë të re që mund të lindte në politikën shqiptare. Jemi i vetmi komb dhe popull që ndryshojmë elitën politike njëherë në gjysmë shekulli. Shpresonim të sillnim një trend të ri. Nuk e kemi kapur në stacionin e parë, por kemi bërë të gjithë klasën politike të marrë disa aspekte të asaj doktrine që u munduam ta sjellim në shoqërinë shqiptare. Tentuam të krijojmë një lëvizje anti-estabilshment, kundër estabilshmentit të vjetër. Patëm mbështetje, por sistemi elektoral nuk është i favorshëm. Edhe rezultati i AK-së në Tiranë, ishte në mënyrë të atillë që me gjithë luftën politike, bojkotin mediatik, munda të fitoj në Tiranë votat e vlefshme për të qenë deputet, por duke mos qenë në koalicion ato vota u zeruan.
U munduam të bënim, tentuam të bënim dhe në fund dështuam? 
Kjo është një betejë e cila ka disa pjesë, disa seri. Është një kauzë e cila tentoi të ishte disa hapa para mentalitetit që dominon në politikën shqiptare. Ne kemi parë PBDNJ, e cila herën e parë s’ka marrë asnjë deputet, herën e dytë 1 deputetet dhe më pas 5 deputetë. Këtu do të jemi, janë zgjedhjet lokale.
Do të garoni në zgjedhjet lokale? 
Padyshim. Anëtarësia e AK-së përpara zgjedhjeve të 23 qershorit i ka kaluar 100 mijë simpatizantët, për shkak të presionit dhe goditjeve që kanë marrë shtëpi më shtëpi familje në familje, për shkak të vjedhjes së votave.
Kush e ka bërë presionin, kush i vodhi votat? 
Ne kemi publikuar fakte, telefonata të regjistruara, kemi prezantuar fotografi ku funksionarë politikë, edhe vetë ministri i Brendshëm, kanë shkuar shtëpi më shtëpi.
Pra opozita e atëhershme ka vjedhur votat? 
Padyshim.
Cili është mekanizmi i vjedhjes së votës nga opozita, mazhoranca do ta kuptoja, por opozita… 
Ne garonim në një luftë kundër gjithë estabilshmentit politik, dhe nuk kishim komisionerë të numëronim votat tona. Opozita ka pasur gjysmën e komisionerëve.
Dhe 50% të komisionerëve ishin mazhorancës, pse nuk jua vodhi mazhoranca? 
Po na ka vjedhur dhe mazhoranca.
Cili ishte gabimi juaj në strategjinë që zgjodhët për 23 qershorin? 
Ne menduam që do ta fitojmë luftën me një betejë. Nëse do të kishim bërë matematikë, që të fitonim betejë pas beteje, ndoshta sot do të ishim me një numër deputetësh por nuk do të ishim në qeveri. Këtu në “Neës24” kam deklaruar se nëse AK do të përfaqësohej nuk do të pranonte Ramën kryeministër as Sali Berishën. Shqipëria ka nevojë për të sjellë një risi. Jemi e vetmja forcë politike e cila nuk jemi lëpirë për të marrë kockat e pushtetit, siç bëjnë partitë e tjera.
Keni pasur mundësi ta bëni? 
Kjo nuk ka rëndësi, të gjithë e kanë bërë. AK është e vetmja që i takonte pjesë nga rotacioni i pushtetit. AK i ka dhënë goditje ish-qeverisë Berisha.
Ai ishte gabim fakti që garuat më vete? 
AK ka pasur më shumë kontribut në rrëzimin e qeverisë sesa LSI. Populli votoi PS dhe LSI numëroi. Personalisht jam një lider i ri politik dhe AK një forcë e re politike. Kishim dy alternative të bënim koalicion të merrnin tre katër karrige dhe të bëheshim pis ose të kalonim këtë furtunë dhe të kemi moralin lart. AK nuk pranoi asnjë lloj pazari dhe marrëveshje sepse nuk bëmë asnjë kompromis me kauzën tonë. Nuk mund të bëhesha aleat me partinë e Vangjel Dules kur ata kanë një kauzë për të cenuar territoret e Shqipërisë.
E refuzuar ju marrëveshjen me kryeministrin apo ai ju? 
Kryeministri ka deklaruar që ai ka refuzuar komponentët e programit tonë që lidheshin me bashkimin kombëtar. Nuk patëm përputhje me parime dhe doktrinën.
Vendimi për të dalë vetëm u shoqërua me shumë largime. Çfarë ndodhi? 
Besoj që është kapitull i mbyllur. Njerëzit nuk lidhen përjetësisht me një parti. Unë isha i bindur që AK-në nuk mund ta ktheja në paradhomë të PS. Ata që u larguan dhe u bashkuan me PS u shtrydhën si limona. Ata sot kryeministri i përkohshëm nuk i qas as në bahçen e tij. Strukturat e PS-së kemi pasur vetëm pengesë. Ne çdo aktivitet tonin ne jemi penguar nga partia socialiste dhe strukturat e saj.
Historia e tritolit, vila e kryekomunarit të farkës ka qenë sot në shënjestër. Keni koment? 
Kam bindjen time profesionale qeveria e cila drejtohet nga kryeministri i përkohshëm Edi Rama mund të ketë një mijë suksese por do gjunjëzohet çdo ditë e më shumë ndaj krimit. Shqipëria do dalë jashtë shtetit ligjor për shkak të bandave. Kryeministri ka lidhje me një pjesë të bandave dhe krimit të organizuar. Nuk ka kurajën kurrë ti përmendi emrin asnjë bande dhe asnjë gangsteri. Është i pa aftë të luftojë krimin. Është detyrim i kryeministrit të dali dhe të bëjë transparencë me publikun të dalë dhe të thotë kush janë bandat që drejtojnë ekonominë. Vetëm në një vend si Shqipëria vendoset një ministër adoleshent i pa aftë. Në qoftë se ka marrë përsipër të jetë ministër i Brendshëm nuk duhet të shijojë vetëm privilegjet. Në radhë të parë nuk ka eksperiencën, është i pa aftë dhe e treta është i implikuar. Njerëzit që e kanë ndihmuar në fushatë nuk e di sa të inkriminuar ka qenë dhe sot i ka shpërblyer. Çdo ditë kapen maune me drogë. Është aq i pa aftë sa e kanë vënë përfund. O do jemi shtet serioz ku të vëmë para përgjegjësisë që njerëzit që kanë marrë përsipër të qeverisin vendin ose do lemë bandat të bëjnë kërdinë. Përtej krimeve ordinere po goditen institucionet shtetërore. Sot ka vetëm një zgjidhje nëse Saimir Tahiri do të ketë karrierë në politikë të tërhiqet butë.
Rikthehemi tek atentate me tritol, ju folët për destabilitet, çfarë do të thotë? 
Jemi i vetmi shtet ku përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit kërkohen nga Interpoli, kanë precedent penalë, apo kërkohen për trafiqe, vrasje. Ne kemi një shtet të marrë peng, një parlament të kapur dhe një qeveri që pa filluar mirë është dorëzuar para bandave të krimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.