Tiranë, qëllohet tri herë me thikë, plagoset rëndë 27-vjeçari.

Qëllohet tri herë me thikë një 27-vjeçar në Tiranë. I riu mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e të enjtes pasi u sulmua nga disa persona që e goditën me thikë.Policia ka thënë se ngjarja ndodhi në Tiranë rreth orës 20:30 pranë Ish-parkut të Autobusëve.
Siaps të dhënave, 27-vjeçari Gramoz Fusha është qëlluar me thikë tri herë nga disa persona, të cilët u larguan menjëherë nga vendngjarja.
Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak. Policia tha se i ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.
Add new comment