Fier, varroset me flamurin kombëtar shqiptari i vrarë në burg në Greqi.

Familja e Kudret Kumes (Ilia Kareli), shqiptari qe u masakrua ne burgun grek ka refuzuar te percjelle trupin e pajete per ne banesen e fundit pa mesuar te verteten e vdekjes se 42-vjeçarit, qe ne Greqi.
Nuk ka mjaftuar konfirmimi helen per dhunen dhe nena e tij e semure i ka kerkuar shtetit shqiptar qe te hedhe drite e temarre shkakun e vdekjes sedjalit ne burg qe prej vitit 1997.
Fshati kishte njoftuar proteste, ekspertet nga Tirana e Fieri kane marre trupin e pajete te sjelle dje nga Greqia dhe per disa ore kane kryer ekspertizen mjeko-ligjore, e cila edhe pse nuk eshte bere publike zyrtarisht konfirmon rreth 15 elemente dhune ne trupin e te burgosurit shqiptar.
Pas ekspertizes, efektivat e policise se Fierit e kane rikthyer trupin e pajete ne familjen Kume ne Zhupan, ku edhe eshte percjelle i mbuluar pergjate gjithe kohes me flamurin kombetar drejt baneses se fundit.
Letra e shkruar ne burg nga shqiptari para se te vriste gardianin grek:
Po më mbani kot në burg për kaq kohë. Nuk kam vrarë njeri dhe jam dënuar vite të tëra vetëm për disa vjedhje. Pse nuk më latë të shkoj në shtëpi dhe ta gjej të gjallë nënën time? Pse nuk më latë të bëj dhe unë një familje? Jam në burg që në vitin 1997 dhe ju nuk jeni ngopur me vitet e mia të burgut. Kam shlyer burgimet e përjetshme dhe 4 vite me punë të detyrueshme. Me gabimin që kam bërë nuk meritoja kaq vite në burg dhe ju po vazhdoni të më mbani. Jam i detyruar të marr dhe unë jetën e njërit prej jush. Përse më morët gjithë jetën, përse, përse….përse?
Add new comment