Mbyllja e tregut “Dinamo” protestë e përplasje me policinë në Tiranë

Vendimi për mbylljen e dy tregjeve kryesore të Tiranës nje dite me pare ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe policëve mëngjesin e sotëm pranë ish-uzinës “Dinamo”.
Tregtarët kanë vendosur kazanë plehrash në mes të rrugës, në shenjë proteste për mbylljen e tregjeve.
Protesta e tyre, erdhi një ditë pas vendimit për mbylljen e dy tregjeve nga Task Forca për Kontrollin e Tregjeve Ushqimorë, për shkak të kushteve të rënda higjeno-sanitare.
Tregtarët kanë bllokuar hyrjen kryesore të tregut, dhe kërkojnë rihapjen e tregut në ish-uzinën “Dinamo”. Gjate protestes se sotme ka pasur perplasje edhe mes tregtareve dhe forcave te policise. Tregtaret kane thene se mbyllja e tregut i ka lene pa buken e gojes.
“Ky treg u shërben çerekut të qytetit”, deklarojnë qytetarët, ndërsa shtojnë se “Kjo punë na mban me bukë fëmijët”.
Ndërkohë, forcat e policisë së qytetit, kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të zhbllokuar rrugën.
Add new comment