Tiranë, arrestohen dy të kërkuarit për skema mashtruese financiare

Postuar në 16 Korrik, 2014 03:28

Dy persona të kërkuar për skema mashtruese me qëllim përfitimin financiar janë arrestuar së fundi në Tiranë.

Policia njofton se më datë 15.07.2014 nga Seksioni ipër Krimin Ekonomik Financiar, u krye arrestimi i shtetasit në kërkim Henri Vinçez Derani 28 vjec, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim e  datës 14.06.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg,” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, dhe “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin,” të parashikuar nga nenet 186/2, 180, 143,dhe 144/a i K. Penal.
Po nga ky seksion policia tha se u bë arrestimi i shtetasit në kërkim Marjon Maksimiljan Gjerazi, 36 vjec,  lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim e datës 14.06.2014, ka caktuar masën e  sigurimit “Arrest me Burg,” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”, “Feshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, dhe “Krijimi i skemave mashtruse lidhur me tatimin,” të parashikuar nga nenet 186/2, 180, 143, dhe 144/a të K. Penal

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.