Elbasan, 100 familje në protestë s'kanë marrë ndihmën ekonomike

Rreth 100 familje kanë protestuar ditën e sotme, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ndihmën ekonomike që iu takon.
Protestuesit shprehen se "kanë 2 muaj që nuk kanë marrë ndihmën ekonomike", ndërsa shtojnë se në këtë situatë e kanë të vështirë të ushqejnë edhe fëmijët e tyre.
Nga ana tjetër Drejtoresha e Ndihmës Ekonomike, e shpejgon këtë me faktin se kjo vonesë e shpërndarjes së ndihmës ekonomike për familjet në nevojë ka ardhur si rezultat i bllokimit të serverit qëndror.
Situata ende nuk ka marrë zgjidhje ndërsa banorët vijojnë të protestojnë për vonesat në marrjen e ndihmës ekonomike.
Add new comment