Pranga 23 vjeçarit shqiptar i dënuar me burg në Itali për trafik droge

Një 23 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg nga drejtësia italiane për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale është arrestuar ditën e sotme nga policia e shtetit .
Në pranga ka rënë Eqerem Tafa, 23 vjeç, banues në Lekaj të Kavajës. Sipas policisë ndaj Tafës ishte caktuar më 14 nëntor të vitit të kaluar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Firences në Itali për veprën penale “trafik narkotikësh” kryer në kuadrin e organizatave kriminale.
Arrestmi i tij ka ardhur pas hetimeve të policisë, ndërsas pritet që 23 vjeçari të ekstradohet drejt Italisë për të vuajtur dënimin.
Add new comment