Tiranë, tentativë grabitje në një “Exchange”, identifikohet autori

Një tentativë grabitje është shënuar mesditën e kësaj të premte në kryeqytet, teksa një i ri me armë ka kërcënuar pronarin e “Exchange” për të marrë xhiron ditore. Ngjarja është shënuar në rrugën “Arkitekt Kasemi” në zonën e unazës pranë “Brrylit”, ndërsa refuzimi i pronarit të “Exchange” për të dhënë paratë dhe shtypja në kohë e alarmit ka shmangur grabitjen.
I riu ka hyrë i maskuar në fytyrë me një shami ndërsa me armën në dorë një pistoletë ka kërcënuar për afro 2 minuta të merrte paratë. Skena është parë nga kalimtarët dhe personat që ndodheshin aty pranë, ndërsa në tentativë për të ndalur të riun një qytetar është përplasur me të.
Pas ekzaminimit të ambienteve të “Exchange” oficerë të policisë kriminale kanë marrë dhe disa gjurma gishtërinjsh të lënë nga grabitësi si dhe me anë të pamjeve filmike kanë identifikuar të riun tashmë të shpallur në kërkim.
Add new comment