Gjermania, 100 mijë euro për pastrimin e municioneve në Shqipëri

Postuar në 21 Korrik, 2014 12:37

Gjermania mbështet aksionin për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe lëndë plasëse në Shqipëri me një fond prej 100.000 eurosh.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e sotme nga amabsadori Gjerman në Shqiperi Hellmut Hoffmann me përfaqësuesen e UNDP në Tiranë, Zineb Touimi-Benjelloun.

Kjo shumë i vihet në dispozicion projektit të UNDP-së për monitorimin e minave në Shqipëri, e cila do të përdoret për pastrimin e zonave të kontaminuara me municione dhe për rikthimin e tyre në zona që nuk përbëjnë rrezik.

Gjermania e mbeshtet këtë projekt, pasi sipas ambasadorit gjerman Hoffmann, në Shqipëri ka pasur shumë të vdekur dhe të plagosur nga shpërthimi i municioneve të vjetra.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte edhe Zv. Ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, njëkohësisht i ngarkuari nga Qeveria për koordinimin e të gjitha masave për demilitarizimin e vendit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.