Vrasje e 5-fishtë, kundër fejesës së mbesës, shkon shuan familjen

Postuar në 22 Korrik, 2014 02:34

Përgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë duke “shuar” një familje. Bajram Vrapi ka vrarë mbesën e tij minorene, dy vëllezërit e tij, kunatën dhe pas këtij akti tragjik, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Suk të komunës Strungë të Fierit.

Bajram Vrapi, 73 vjeç ka hyrë në banesën e vëllait të tij dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj pjestarëve të familjes, duke lënë të vdekur në vend, dy vëllezërit, Xhemal dhe Besim Vrapi 79 dhe 60 vjeç, kunatën e tij D.Vrapi 43 vjeç dhe mbesën minorene me inicialet M.Vrapi vetëm 17 vjec

Sipas informacioneve paraprake në lidhje me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se autori të ketë qenë kundër fejesës së mbesës së tij 17-vjeçare.

Fqinjët kanë njoftuar uniformat blu për këtë ngjarje tragjike, ndërsa në banesë policía gjeti të pajetë 4 pjestarët e familjes Vrapi, vëllezërit Xhemal dhe Besim Vrapi, kunatën dhe 17-vjeçaren. Pas krimit makabër sutori ishte larguar nga banesa dhe kanë qenë banorët ata të cilët i kanë treguar policisë së Fierit për drejtimin që ai kishte marrë.

Autori është rrethuar nga policía në një arë mistri në afërsi të banesës dhe pas thirrjes së policisë për t’u vetëdorëzuar ai është vetëvrarë me armën e gjahut që qëlloi për vdekje 4 pjestarët e familjes së tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje por ende nuk ka detaje në lidhje me këtë ngjarje kaq të rëndë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.