Kavajë, ekzekutohet me armë zjarri 28-vjeçari pas një zënke

Postuar në 22 Korrik, 2014 17:11

Një 28-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Kavajë. Andi Peqini është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë nga një automjet tip “Audi A3” me ngjyrë të zezë dhe me targa italiane, rreth orës 20:45 mes Kavajës dhe Peqinit, teksa udhëtonte me makinë.
 
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, vrasja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti.

Pista kryesore e policisë është ajo e një konflikti të mbartur nga Italia, ku viktima ka qëndruar për një kohë të gjatë dhe ky ka patur probleme me autoritet e rendit i dyshuar për trafiqe. Sipas të njëjtit burim edhe në Kavajë, 28-vjeçari ka qenë nën hetim i dyshuar për pastrime parash
 
Ndërkaq, uniformat e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Policia ka ngritur postblloqe, ndërsa janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.