Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, avokati: I janë bërë injeksione.

Avokati i Dritan Dajtit ka akuzuar prokurorinë se klienti i tij po merret me forcë për seancën e radhës. Sokol Koçiu në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Byrosë së Mbrojtjes së të Burgosurve ka thënë se Dajti po merret forcërisht për seancën e sotme. Sipas tij ka informacione se i janë bërë injeksione qetësuese.
Procesi Dajti ka mbrritur tek Deklarimet e Mbrojtjes. Pas 275 senacave Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që Dritan Dajti të dënohet me burgim të përjetshëm dhe me 1 milion lekë gjobë.
Procesi gjyqësor ndaj Dajtit u zhbllokua pas rreth 4 vjet e gjysmë, ndërsa Gjykata ende nuk ka marrë një vendim.
Në total Prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 burgime të përjetshme për Dajtin për çdo polic që ai ka vrarë, konkretisht për vrasjen në rrethana cilësuese të 4 punonjësve të policisë: Fatos Xhani, Saimir Duckollari, Altin Dizdari si dhe Kastritot Feskaj.
Po ashtu, akuza ka kërkuar dhe 25 vite burgim për vdekjen e Ledjon Marës për të cilën bënë përgjegjës Dajtin.
Ngjarja për të cilën akuzohet Dajti ka ndodhur në Gushtin e vitit 2009 ku Policia e Shtetit dhe Njësia Speciale Gos kishin organizuar një operacion për kapjen e Dajtit, por fatkeqësisht asokohe u shënuan dhe 5 viktima mes tyre 4 policë dhe Ledjon Mara.
Vetë Dajti ka mohuar akuzat duke akuzuar drejtësinë për një proces të manipuluar, çka ka sjellë shpesh herë përplasje mes tij dhe Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Add new comment