Nuk deklaroi pasurinë, gjykim ndaj kryetarit të komunës Gruemirë

Prokuroria Shkodërs ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të komunës Gruemirë, Malësi e Madhe, Lirim Nehanaj, pasi akuzohet se nuk deklaroi pausrinë.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet pas kallëzimit të dorëzuar në muajin Qershor 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë për vitin 2012 (e cila duhej dorëzuar brenda muajit Maj 2013).
Gjatë hetimit nga Prokuroria e Shkodrës, ky shtetas ka deklaruar se deklaratën e pasurisë për vitin 2012 e ka plotësuar por ka harruar t’a dorëzojë. Nga fundi i vitit 2013 i ka shkuar njoftimi se është gjobitur nga ILDKPKI. Gjobën nuk e ka paguar, pasi nuk ka patur mundësi pagese. Sipas tij, mosdorëzimi i formularit nuk ka patur synimin për të fshehur pasuri, por ka qenë një harresë nga ana e tij.
Në këto rrethana kryetari i komunës Lirim Nehanaj ka konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi per deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive te personave te zgjedhur dhe nepunes publike ose i cdo personi tjeter qe ka detyrimin ligjor per deklarim”.
Add new comment