Angli, policja mashtruese në gjyq, i merrte para shqiptarëve në aeroport

Postuar në 24 Korrik, 2014 09:16

Një ish-police angleze u akuzua në Gjykatën Mbretërore të Kentwrbwrit (Canterbury) për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

39-vjeçarja, Alexis Scott, akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës së saj si police kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Aeroportin e Getwikut në Londër, u kishte marrë pasagjerëve shqiptarë, vietnamezë dhe turq shuma parash nga 1000-3000 paund.

Scott u denoncua nga disa pasagjerë shqiptarë dhe turq, se ka përvetësuar deri në 15000 paund. Këto shuma parash sekuestroheshin me arsyetimin e rremë se nuk lejohej transferimi i parave në dorë mbi shumën e 1000 paund, dhe nëse ata kërkonin procesverbalin e sekuestrimit apo faturë për paratë e bllokuara u thuhej se praktika burokratike kërkon kohë, dhe normalisht ata do të humbnin avionin për të cilin kishin prerë biletën.

Ndërsa të gjitha këto akuza, konkretisht 7 për vjedhje dhe 1 për sjellje të pahijshme, 39-vjeçarja i ka mohuar fuqimisht në sallën e gjyqit.

Gjithsesi, Alexis Scott është përjashtuar nga radhët e policisë vitin e kaluar, kur u bënë denoncimet e para në adresë të saj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.