Vrasje e trefishtë në Korçë, vret gruan, fëmijën 1 vjeç dhe veten!

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Korçës. Nga informacionet paraprake mësohet se ka qenë babai, Edmond Fiqi 50 vjeç, ai që me armë zjarri ka kryer krimin, duke vrarë bashkëshorten Albina Fiqin 40 vjeç lindur në Shijak dhe banuese në Korçë, fëmijën e tij 1 vjeç dhe më pas edhe veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, rreth 100 metra në dalje të qytetit të Korçës, në fshatin Boboshticë. Hetimet paraprake bëjnë të ditur se 50 vjeçari sapo ishte kthyer nga emigrimi në Greqi, ndërsa ende janë të paqarta rrethanat e vrasjes së trefishtë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.
Add new comment